Telegrafi

Napoli ia del të fitojë kundër Milanit (Video)

Napoli ka shënuar fitore në xhiron e dytë të Serie A. 

Napolitanët kanë triumfuar para shikuesve të vetë kundër Milanit me rezultat 4-2.

Skuadra ku luan edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, Napoli arriti që pjesën e parë ta përfundoi me epërsi prej dy golave.

Ishte Arkadiusz Milik që shënoi gol në minutën e 19-të ndeshjes, përkatësisht në debutimin për skuadrën napolitane, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi polak, realizoi edhe golin e dytë në takim pas një harkimi të Callejon në minutën e 33-të takimit dhe vulosi rezultatin e 45 minutshit të parë.

Me të filluar pjesa e dytë të besuarit e trajnerit Vincezo Montella shënuan dy gola të shpejtë për të barazuar rezultatin.

Fillimisht, M’Baye Niang shënoi gol në minutën e gjashtë të pjesës së dytë. Ndërsa Suso u përkujdes që të barazoi rezultatin me anë të një supergoli në minutën e 55-të takimit.

Por, Napoli nuk u dorëzua dhe pas sulmeve të njëpasnjëshme arriti të rikthej epërsinë që kishte në pjesën e parë.

Pas gjuajtjes së Dris Martens dhe devijimit të portierit, Gianluiggi Donnarumas, më së miri në zonën e rreptësisë u gjet Jose Callejon, i cili realizoi gol prej afërsisë në minutën e 74-të takimit.

Kur pritej të përfundonte takimi, Alessio Romagnoli shënoi autogol, me ç’rast edhe vulosi rezultatin përfundimtar, atë prej 4-2 për Napolin.

Vlen të theksohet përjashtimi prej ndeshjes së trajnerit napolitan, Maurizzio Sarri dhe dy futbollistëve të Milanit, Juraj Kuckas dhe Niang.

Pas kësaj fitore, Napoli zë vendin e dytë të renditjes tabelore të ligës elitare italiane me katër pikë, ndërsa Milan zë vendin e nëntë me një fitore. /Telegrafi/