Telegrafi

Napoli i interesuar për Negredon

Negredo po ashtu është në radarin e dy klubeve nga Londra veriore, Arsenal dhe Tottenham.

“Ai sapo ka përfunduar një sezon shumë të rëndësishëm, këto ditë shumë klube po trokasin. Ai mund të përfundojë ose në Itali ose në Angli”.

“Napoli? Po, ata janë një mundësi. Lojtari e pëlqen Benitezin dhe për më shumë, Napoli luan në Ligën e Kampionëve, një garë pjesë e të cilës do të dëshironte të ishte Negredo vitin e ardhshëm”.

“Është e qartë se vendimi përfundimtar do t’i takojë Sevillas, kushdo që e dëshiron Negredonm do të duhet të arrijë një marrëveshje me ta”m ka thënë Juanma Lopez për TuttoMercatoWeb.com. /Telegrafi/