Napoli e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Zurichut me rezultat 2-0, duke kaluar tutje.
Në përballjen e dytë për Zurich luajtën pesë shqiptarë, tre nga fillimi dhe dy u futën nga banka.
Dyshja e Kosovës, Benjamin Kololli, Toni Domgjoni dhe Mirlind Kryeziu e nisën nga minuta e parë ndërsa më vonë u futën Lavdim Zumberi dhe Bledian Krasniqi.
Hekuran Krasniqi mungoi shkaku i kartonëve.
Verdi në pjesën e parë dhe Ounas në pjesën e dytë i shënuan golat. Te Napoli luajti nga minuta e parë Elseid Hysaj.
Ndeshjen e parë Napoli e kishte fituar me rezultat 3-1.
Këtu mbyllet aventura e klubit zviceran në Ligën e Evropës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=kRU6NTin4TE