Telegrafi

Napoli huazon Rolandon

27-vjeçari, i cili ishte nën shënjestrën e Interit dhe QPR-së, ka vendosur t’i bashkohet Napolit në formë huazimi ku do t’i fitojë 600 mijë euro deri në fund të sezonit.

Klubi italian është pajtuar të paguajë 1 milion euro për ta huazuar fillimisht lojtarin, por me mundësinë e blerjes në verë për 7 milionë euro./Telegrafi/