Telegrafi

Napoli i gatshëm ta shesë Ruizin te Real Madridi që në janar

Napoli po mendon ta shesë Fabian Ruizin në janar, pas klubi nuk dëshiron t’i humb 70 milionë euro të ofruar nga Real Madridi.

Në fakt, lojtari ka rënie të fortës dhe rrezikon të përfundojë në bankë, përveç nëse Real Madridi vendos që të paraqesë ofertën e tyre të planifikuar verore për lojtarin tashmë këtë muaj.

Kjo mund të ndodh pasi ofertat e rinovimit që Napoli ia ka ofruar lojtarit janë refuzuar.

Ruiz dëshiron të kthehet në Spanjë, ndërsa Napoli është i gatshëm ta lërë të shkojë për një tarifë prej 70 deri në 80 milionë euro.

Prandaj, transferimi nuk është më i pamundur, por gjithçka varet nga Real Madridi, shkruan La Repubblica.

Ata mund të vendosin të presin deri në verë, duke e ulur çmimin, por transferimi i janarit është një mundësi. /Telegrafi/