Telegrafi

Napoli gati 23 milionë euro për zëvendësuesin e Hamsik

Mediat më herët kanë raportuar se Liverpooli tashmë ka bërë një ofertë prej 45 milionë eurosh për Marek Hamsik.

Tashmë klubi italian ka filluar të mendon për të gjetur zëvendësuesin e yllit sllovak.

Pas refuzimit për Davy Klaassen e Piotr Zielinski, tash sipas L’Equipe napolitanët tashmë kanë përgatitur një ofertë për Corentin Tolisson e Lyonit.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Oferta është rreth 23 milionë euro dhe bonues dhe kjo konsiderohet si një shifër e mjaftueshme për të bindur klubin francez për ta shitur atë.

Ky transferim pritet të mbyllet brenda javës. /Telegrafi/