Telegrafi

Napoli fiton, Palermo barazon, Fiorentina pëson

Napoli arriti të shënojë fitore në udhëtim te Bari me rezultat 2-1, duke e vënë Juventusin jashtë pozitës për Europa League.

Palermo mezi barazoi në udhëtim te Cagliari me rezultat 2-2, duke mbajtur ende gjallë shpresat për pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Fiorentina përfundimisht nuk ka kurrfarë gjase që të kualifikohet për ndonjë vend në Evropë pas humbjes me rezultat 2-1. Viola luajti me një lojtar më pak një pjesë të madhe të lojës. /Telegrafi/