Site icon Telegrafi

Napoli fiton ndaj Torinos në takimin ku u shënuan tetë gola (Video)

Napoli fitoi ndaj Torinos me rezultat 5-3 në Serie A.

Vendasit ishim më të mirë, posaçërisht në pjesën e parë dhe kjo ishte një fitore e merituar për klubin napolitan.

Pjesa e parë ishte e rezervuar për magjinë e Dries Mertens, i cili shënoi tre gola për nëntë minuta (13’, 18’ dhe 22’) dhe me rezultatin 3-0 përfundoi pjesa e parë.

45 minutat e dytë filluan me golin e Andrea Belottit (58’), por vendasit u kundërpërgjigjën me golin e Vlad Chiriches (70’).

Pas gjashtë minutash shënuan mysafirët me Luca Rossettin, ndërsa Mertens shënoi në minutën e 80-të për të kompletuar pokerin. Për rezultatin final 5-3 u shënoi Iago Falque në minutën e 84.

Pas kësaj fitore Napoli ngjitet në vendin e tretë me 34 pikë, apo 12 më pak se Juventusi në pozitën e parë. Kurse Torino vazhdon në pozitën e nëntë me 25 pikë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=sYJoBzU96UY

Exit mobile version