Telegrafi

Napoli edhe pse i interesuar, nuk do të mund ta marr Armando Brojën si zëvendësues të Victor Osimhen

Napoli kohët e fundit është lidhur me një lëvizje për talentin shqiptar të Chelseat, Armando Broja, por italianët do të përballen me një pengesë të pakalueshme.

Napoli do të humb Victor Osimhen që mund të bëjë një lëvizje drejt Ligës Premier këtë sezon, kështu që Napoli janë lidhur me 20-vjeçarin Broja teksa po kërkojnë pasardhësin e tij.

Sulmuesi shqiptar po kalon një sezon të shkëlqyer si i huazuar te Southampton.

Siç shkruan TuttoMercatoWeb, duket e pamundur që Napoli të nënshkruajë me Armando Brojën në afatin kalimtar të verës, pavarësisht interesimit të tyre.

Arsyeja është se Chelsea po planifikon ta rikthejë 20-vjeçarin në skuadër gjatë verës.

Ka të ngjarë që ai të qëndrojë me Blutë për sezonin e ardhshëm si një opsion rezervë.

Megjithatë, është një situatë e ndërlikuar, pasi klubi është ende në mes të kaosit pas Roman Abramovich. Pavarësisht kësaj, Broja me shumë gjasa do të kthehet te Chelsea. /Telegrafi/