Klubi italian, Napoli thuhet se po konsideron kthimin e trajnerit Maurizio Sarri në sezonin 2021-22.
Tekniku toskan kaloi tre sezone në klub midis viteve 2015 dhe 2018. Ai ishte afër fitimit të Scudettos në 2017-18, duke i dhënë fund sezonit të Serie A me 91 pikë.
Ai më pas u transferua në Chelsea dhe Juventus, ku fitoi një Ligë të Evropës me anglezët dhe një titull në Serie A me Bianconerët.
Zonja e Vjetër e shkarkoi atë verën e kaluar pasi ishin eliminuar nga raundi i 16-të i Ligës së Kampionëve nga Lyoni.
Sarri raportohet të ketë pasur mosmarrëveshje me Aurelio De Laurentiis, por Presidenti thuhet se po konsideron kthimin e trajnerit në Napoli në fund të sezonit.
Gennaro Gattuso nuk do të shkarkohet përpara fundit të sezonit, por ai nuk ka gjasa të vazhdojë në Napoli në sezonin 2021-22.
Napoli u eliminua nga Liga e Evropës nga Granadës mbrëmë dhe gjendet nmë vendin e pestë në tabelën e Serie A.
Kontrata e Sarrit prej 6 milionë euro në vit me Juventusin zgjat deri në qershor të 2022, por Zonja e Vjetër mund të përfundojë marrëveshjen në fund të sezonit, duke paguar 2.5 milionë euro.
Sipas mediumit Sportitalia, De Laurentiis tashmë i kishte ofruar punë Sarrit në janar, por trajneri refuzoi propozimin. /Telegrafi/