Telegrafi

Napoli e ka gjetur zëvendësuesin e Milik

Sky Sport Italia shkruan se Napoli ka marrëveshje me Genoan për Leonardo Pavolettin. 

Sulmuesi 28 vjeçar do të kalojë që në janar te klubi që ka mbetur pa Arkadiusz Milik i cili është i lënduar.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, marrëveshja është kryet dhe vetëm pritet kalimi i lojtarit.

Pavoletti ka shënuar 23 gola me Genoan në dy vite

Genoa do të fitojë 18 milionë euro për Pavolettin.

Me ardhjen e Pavolettit, sulmuesi tjetër Manolo Gabbiadini pritet të largohet ku për të ka interesim nga Valencia, Stoke City dhe West Ham. /Telegrafi/