Sky Sport Italia shkruan se Napoli ka marrëveshje me Genoan për Leonardo Pavolettin.
Sulmuesi 28 vjeçar do të kalojë që në janar te klubi që ka mbetur pa Arkadiusz Milik i cili është i lënduar.
Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, marrëveshja është kryet dhe vetëm pritet kalimi i lojtarit.
Genoa do të fitojë 18 milionë euro për Pavolettin.
Me ardhjen e Pavolettit, sulmuesi tjetër Manolo Gabbiadini pritet të largohet ku për të ka interesim nga Valencia, Stoke City dhe West Ham. /Telegrafi/