Telegrafi

Napoli e gjen pasardhësin e Reinas në La Liga

Portieri spanjoll, Pepe Reina i ka ditët e numëruar tek skuadra italiane Napoli.

Reina i ka prishur marrëdhëniet me klubin dhe tani po kërkon një skuadër të re.

Por napolitanët nuk po qëndrojnë duarkryq dhe kanë gjetur zëvendësimin e spanjollit.

Geronimo Rulli është emri i portierit që Napoli e dëshiron për stinorin e ri.

Argjentinasi ka shkëlqyer këtë edicion në La Liga me Real Sociedadin duke treguar se ka të ardhme.

25-vjeçari mund t’i bashkohet Napolit për një shumë rreth 12 milionë euro. /Telegrafi/