Telegrafi

Napoli e fillon sezonin me fitore, Hysaj me karton të kuq (Video)

Napoli e filloi sezonin 2017/18 me fitore në Serie A.

Mysafirët fituan me rezultat 1-3 duke sulmuar nga fillimi deri në fund portën kundërshtare.

I pari që shënoi ishte Samuel Souprayen (32’), por fatkeqësisht në portën e tij, ndërsa pas shtatë minutash shënoi Arkadiusz Milik dhe me rezultatin 0-2 përfundoi pjesa e parë.

Kurse Faouzi Ghoulam në minutën e 62-të thelloi epërsinë e mysafirëve.

Goli i nderit erdhi nga Giampaolo Pazzini nga penalltia e shkaktuar paraprakisht nga Elseid Hysaj.

Shqiptari u përjashtua me karton të kuq, pas dy të verdhëve dhe kështu do të mungojë për ndeshjen ndaj Atalantas. /Telegrafi/