Site icon Telegrafi

Napoli dhe sfida e vështirë ndaj Realit, formacionet zyrtare

Napoli është nikoqir i Real Madridit në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në San Paolo.

Përballja e parë e zhvilluar në Santiago Bernabeu përfundoi me rezultat 3-1 në favor të Los Blancos, ashtu që skuadra italiane nuk është në pozitë të lakmueshme për të shkuar në çerekfinale.

Sidoqoftë, rezultati 2-0 e sheh Napolin në fazën tjetër, mirëpo duhet të kihet parasysh se për kundërshtar e ka Realin.

Vështirë mund të ndodhë që Mbretërit të mos shënojnë gol, sidomos në një ndeshje të kësaj rëndësie.

Formacioni startues i Napolit: Reina; Hysaj, Raul Albiol, Koulibaly, Ghoulam; Allan, Diawara, Hamsik; Callejon, Mertens, Insigne.

Formacioni startues i Real Madridit: Navas; Carvajal, Ramos, Pepe, Marcelo; Kroos, Casemiro, Modric; Bale, Benzema, Cristiano Ronaldo.

/Telegrafi/

Exit mobile version