Telegrafi

Napoli dhe Lazio pritet të ‘shkëmbejnë’ trajnerët

Raportohet se Napoli dhe Lazio mund t’i shkëmbejnë trajnerët, pasi klubi nga kryeqyteti italian tashmë ka pyetur për Gennaro Gattusos.

Ndeshja ndaj Hellas Veronas pritet të jetë e fundit e Gattusos me Napolin, kështu sipas Il Mattino deri më tani nuk ka zgjidhje tjeter mes trajnerit dhe klubit napolitan se ndarja e rrugëve.

Ende nuk dihet kush do të jetë pasardhësi i ish-trajnerit të Milanit në ‘Stadio Diego Maradona’, por tani Simone Inzaghi i është futur listës serioze se bashku me Luciano Spallettin.

Se ‘shkëmbimi’ po ndodh tregues është se Aurelio De Laurentiis tashmë ka dhënë dritën e gjelbër për një takim të mundshëm me Inzaghin.

Në anën tjetër edhe presidenti Claudio Lotito ka pyetur për një takim me Gattuson në javën tjetër. /Telegrafi/