Telegrafi

Napoli dhe Juve kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin 2022/2023

(Foto: Football Italia)

Napoli dhe Juventusi e kanë siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve për sezonin 2022/2023 pas barazimit të Romës ndaj Bolognas.

Partenopei triumfuan ndaj Sassuolos (6-1) të shtunën, derisa Zonja e Vjetër i mori pikët ndaj Venezias (2-1) të dielën falë dygolëshit të Leonardo Bonuccit.

Roma nuk arriti më shumë se një barazim pa gola ndaj Bolognas, ashtu që ka mbetur 10 pikë prapa Juves dhe 11 pikë prapa Napolit kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit (nëntë pikë maksimale).

Napoletanët do të shënojnë një rikthim në Ligën e Kampionëve, ku kanë munguar për dy sezone duke luajtur në Ligën e Evropës.

Bianconerët konfirmuan top-katërshen përkundër fillimit jo të mirë të kampionatit dhe tash kanë 69 pikë pas 35 javësh, aq sa kishte arritur edhe Andrea Pirlo në sezonin e kaluar.

Milan dhe Interi e kanë siguruar kualifikimin më herët, ndërsa dy skuadrat nga qyteti i Milanos do ta kërkojnë titullin e Italisë në tri javët e fundit. /Telegrafi/