Napoli dhe Interi do të përballet të premtën mbrëma në derbin e madh të kësaj jave në Serie A.
Trajneri Maurizio Sarri do të duhet të bëjë shumë kalkulime për skuadrën e tij të parë, për shkak të angazhimit në Ligën e Kampionëve.
Por, të sigurta janë mos prezencat e Arkadiusz Milik të lënduar rëndë dhe Dries Mertensit i cili është i suspenduar me të kuq.
Te Interi nuk ka probleme disiplinore, por për shkak të lëndimeve sigurt do të mungojnë Gary Medel, Rodrigo Palacio dhe Davide Santon.
Ndeshja zhvillohet në San Paolo në ora 20:45 të premtën. /Telegrafi/