Elseid Hysaj po has në vështirësi sërish me rinovimin e kontratës me Napolin, ndërsa në qershor të vitit të ardhshëm ai mbetet i lirë.
Sipas “Napoli Magazine”, marrëveshja nuk është edhe aq e thjeshtë, ndërsa mbrojtësi shqiptar mund të mbetet i lirë pas disa muajsh.
Gjithçka, me sa duket, sillet rreth pagës, pasi drejtuesit e Napolit i kanë propozuar një kontratë të re nga e cila kapiteni i Shqipërisë do të përfitonte 2 milionë euro në sezon.
Menaxheri i lojtarit ka pasur një takim me drejtuesit napolitanë dhe ka dalë i pakënaqur me ofertën.
Marseille, Roma dhe Spartak Moska janë gati t’ia plotësojnë çdo kërkesë ekonomike Hysajt i cili duket se do të largohet nga Napoli pas katër sezonesh. /Telegrafi/