Site icon Telegrafi

Napoli dëshiron të ‘rrëmbej’ Szczesnyn

Mediat italiane raportojnë se Napoli i ka ofruar sot kontratë trevjeçare portierit të Romës dhe Arsenalit, Wojciech Szczesny.

Portieri polak ka qenë e lidhur në mënyrë të përsëritur me një lëvizje në Stadio San Paolo në muajt e fundit, pasi raporti i Pepe Reina me Presidentin Aurelio De Laurentiis është i tensionuar.

Lexo po ashtu Napoli interesohet për Suson

Szczesny është ende në pronësi të Arsenalit me një kontratë deri në qershor 2018, por ka kaluar dy sezonet e fundit në huazim te Roma.

Sipas Sportitalia, përfaqësuesit e Szczesnyt u takuan sot me drejtorin sportiv Cristiano Giuntoli në terrenin e trajnimit Castelvolturno.

Oferta në tavolinë është një kontratë trevjeçare, megjithëse nuk është e qartë se sa do t’i paguante Arsenalit për 27-vjeçarin e Polonisë. /Telegrafi/

Exit mobile version