Telegrafi

Zyrtare: Napoli blen talentin e Bologbas

Pasi shiti Gonzalo Higuainin, Napoli ka blerë disa lojtarë me 90 milionët që mori nga Juventusi.

I fundit është mesfushori i talentuar i Bolognas, Amadu Diavara.

Vetëm 19 vjeç, mesfushori nga Guinea mahniti sezonin e shkuar te Bologna, duke qenë një ndër zbulimet e kampionatit, ndaj këtë verë e kërkonin shumë klube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Serie A

Një moment Milani u duk shumë pranë, por problem ishte se Bologna donte 15 milionë euro në dorë, pa huazime.

Menjëherë ka përfituar Napoli, që ka kënaqur Bolognan dhe sot ka firmosur me djaloshin, që mund të kushtojë disa herë më shumë pas pak vitesh.