Telegrafi

Napoli bisedon me Juven për Trezeguet

Trezeguet ka edhe një vit në kontratën e tij te Zonja e Vjetër, mirëpo është spekuluar se ai do të largohet nga klubi bardhezi, ndërsa shumë skuadra janë të interesuara për shërbimet e tij.

“Ata (Juventusi dhe Napoli) do të takohen sot (e enjte) për të biseduar për sulmuesin”, ka thënë Antonio Caliendo për Tuttomercatoweb.com, duke shtuar se opsionet për sulmuesin francez janë të shumta, duke qenë se ai kërkohet nga skuadra arabe dhe spanjolle, si Sevilla, Valencia dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/