Telegrafi

Napoli bën ofertë zyrtare për transferimin e Marash Kumbullës

Marash Kumbulla është njëri nga mbrojtësit më të kërkuar në Serie A.

Qendërmbrojtësi shqiptar është në listën e dëshirave nga skuadrat e mëdha si Inter, Napoli, Lazio apo Fiorentina.

Por duket se garën për të do ta fitojë Napoli, që ka bërë tani ofertë zyrtare, ofertë që është më e larta deri më tani për lojtarin.

Sipas medieve italiane Napoli ka ofruar 28 milionë euro për Kumbullën, ofertë që e ka lënë të kënaqur Veronën.

Tani i mbetet në dorë lojtarit nëse do të pranojë transferimin tek skuadra e udhëhequr nga Gennaro Gattuso, apo do të pres Interin.

Napoli dhe Verona kanë marrëdhënie shumë të mira, teksa klubi napolitan ka blerë edhe Amir Rrahmanin në janar për 14 milionë euro.

Përveç skuadrave italiane, për Kumbullën interesim kanë shfaqur edhe skuadra të tjera si Chelsea, Manchester United, Eintracht Frankfurt e Borussia Dortmund.

Kumbulla këtë sezon ka debutuar në Serie A, derisa ka bërë paraqitje jashtëzakonisht të mira te Verona duke u vlerësuar si njëri nga mbrojtësit më të talentuar në Itali. /Telegrafi/