Telegrafi

Napoli barazon ndaj Milanit me golin e Zielinskit

Napoli ka gjetur golin e barazimit në ndeshjen e javës së dytë të Serie A ndaj Milanit.

Është përsëri mesfushori polak, Piotr Zielinski, i cili ka shënuar për 2-2.

Goli i polakut erdhi në minutën e 67-të të ndeshjes.

Ky gol erdhi pas një topi të kthyer nga zona e Milanit. /Telegrafi/