Pas problemeve të sotme dhe shpërthimit të agjentit të tij, Roma dhe Napoli tani kanë rënë dakord për Mario Ruin.
Mbrojtësi kishte paketuara valixhet e tij dhe ishte gati për transferimin e tij në jug, derisa dolën në pah çështjet me metodën e pagesës.
Agjenti i tij deklaroi se të dy klubet kishin për të bërë diçka më të mirë, sepse Rui nuk do të merrte pjesë në trajnimin para sezonal me Giallorossët.
Sipas Sky Sport Italia, paralajmërimi ka bërë që klubet të binin dakord për një huazim me detyrim blerje në fund të sezonit.
Napoli do të paguajë tre milionë euro për huazimin njëvjeçar me një tjetër pagesë prej gjashtë milionë eurove në verën e vitit 2018.
Mbrojtësi portugez thuhet se duhet të kryej testet mjekësore të hënën. /Telegrafi/