Napoli dhe Interi kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 25-të në Serie A.
Nerazzurrët nuk kanë arritur t’i kthehen fitores në kampionat dhe as napolitanët nuk kanë arritur ta vazhdojnë serine e fitoreve pasi u ndanë në paqe në takimin e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Lorenzo Insigne (7’) për vendasit dhe Edin Dzeko (47’) për mysafirët.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i vendasve, Kalidou Koulibaly, i cili u notua me 7.6.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mesfushorin Eljif Elmas që u vlerësua me notë 6.2.
Për 90 minuta në këtë takim luajti edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili pati paraqitje të mirë duke u notuar me 6.9
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/