Nuk ka fitues në ndeshjen e parë të 1/8 së finales mes Napolit dhe Barcelonës.
Pas 90 minutave të zhvilluara në Diego Maradona stadium rezultati ishte i barabartë 1-1.
45 minutat e para ishin të qeta, derisa në të dytat shënuan dy sulmuesit, Lewandowski për mysafirët dhe Victor Osimhen për vendasit.
Pikërisht sulmuesi polak, Robert Lewandowski ishte lojtari me notën më të lartë në ndeshje 7,9, derisa paraqitje shumë të mirë patën edhe Pedri dhe Ilkay Gundogan.
Te vendasit nota më e lartë shkoi për Frank Anguissan (7,5) derisa Victor Osimhen u vlerësua 7,2.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ishte ndër më të mirët në ndeshje dhe në fund u vlerësua me notën 7,1. /Telegrafi/