Site icon Telegrafi

Napoli 0-1 Milan, nota e Amir Rrahmanit dhe të tjerëve

Milani ia doli të fitonte me rezultat 1-0 ndaj Napolit në derbin që u luajt në kuadër të javës së 28-të në Serie A.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Olivier Giroud, për t’i siguruar Rossonerëve tre pikë të arta.

Milani ishte ekip më i mirë për një nuancë dhe mori notën e përgjithshme 6.86, me Napolin që u vlerësua me 6.80.

Lexo po ashtu Milani fiton derbin ndaj Napolit - garë e ashpër për kreun e tabelës

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Theo Hernandez që u notua me 8.2.

Amir Rrahmani pati paraqitje mbresëlënëse dhe u vlerësua me 7.0.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Alexis Saelemaekers, që u notua me 6.1.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

/Telegrafi/

Exit mobile version