Telegrafi

Naomi Watts refuzoi t’i bënte flokët si Diana

 Ylli i shumë filmave ka pranuar pas shumë polemikave që të luajë rolin e princeshës Diana dhe ajo thotë se ka preferuar të bart një parukë dhe jo t’i shkurtojë flokët e saj në stilin e njëjtë sikurse të princeshës Diana.

“Më pëlqeu që të bart parukën e princeshës Diana. Të ndërroja flokët e mi natyralë ishte një kërkesë që kurrë nuk do ta realizoja”.

“Ai stil ishte emblematik për kohën, por nuk jam aq e guximshme sa t’i pres aq shkurtër”, ka thënë Watts. /Telegrafi/