Telegrafi

Naomi Watts dëshiron kohë për familjen

 Aktorja e nominuar për Oscar, që është e martuar me aktorin Liev Schreiber që nga viti 2005, është e lumtur që filmi “Queen of the Desert” me Robert Pattinson është shtyrë sepse ajo mezi pret që të dalë dhe të shijojë momentet me dy djemt e saj Alexander dhe Samuel.

“Është momenti kur kërkoni pushim. Nuk e di se kur, por do ta marr. Nuk mund të udhëtoj shumë tani sepse kam udhëtuar shumë edhe vitin e kaluar. Ka qenë një viti shumë i gjatë për djemt e mi dhe për mua, prandaj mezi pres të jem në shtëpi me ta”, ka thënë Watts.  /Telegrafi/