Manekinia legjendare kohë më parë është ankuar në Instagram se si për pak kishte humbur flokët për shkak të tretmanëve të shumtë me të cilët i ka torturuar flokët
Naomi Campbell është shfaqur në një revy të shtëpisë së modës Louis Vuitton në Javën e modës së meshkujve në Paris, ku ka ekspozuar dukjen e saj të re, transmeton Telegrafi.
Jemi mësuar ta shohim me flokë të gjatë të rrafshët, mirëpo këtë herë Naomi të gjithë i ka befasuar me imazhin e ri.
Flokët e shkurtër kaçurrelë me tufa në variantin e gështenjtë të shndritshëm bënë që manekinia të duket si person tjetër.
Naomi nuk ndryshon aq shpesh stilin e flokëve, prandaj kjo dukje erdhi si freskim i vërtetë.
/Telegrafi/