Telegrafi

Naomi ndjeu presionin në rolin e princeshës Diana

Aktorja 44 vjeçare e cila sapo ka mbaruar xhirimet e filmit biografik të princeshës Diana, ka pranuar se ajo ka dashur të refuzojë rolin, pasi është ndjerë e frikësuar nga reaksionet e njerëzve pas portretizimit të një figure aq të popullarizuar.

“Unë kam tentuar të them ‘jo’. Por, sa herë kam thënë jo, unë telefonova përsëri duke thënë se ndryshova mendjen, dua ta bëj atë. Mendoj se vetëm presioni më bëri të ndihem jo në mënyrë që unë kam dashur. Jam frikësuar se njerëzit nuk do të më pëlqenin”, ka theksuar Naomi.

Princesha Diana vdiq në vitin 1997 në një aksident automobilistik në Paris me të dashurin e saj Duddy Al Fayed, ndërsa deri më tani nuk është sqaruar shkaku i vdekjes së saj, pasi shumë besojnë se vdekja e princeshës nuk ishte aksidentale, por e organizuar nga shtëpia mbretërore britanike. /Telegrafi/