Modelja Naomi Campbell nuk do të përfaqësojë bamirësinë ku ajo ishte fytyra kryesore për 10 vjet, për pesë vitet e ardhshme.
Ajo u ndalua të përfaqësojë organizatën pasi dolën prova për keqpërdorime financiare në shoqatën bamirëse ‘Fashion For Relief’, të cilën modelja e drejtoi për gati një dekadë.
Siç raporton The Guardian, kjo organizatë ka dhënë vetëm një pjesë të vogël të parave nga sfilatat e organizuara për qëllime humanitare.
Pjesa tjetër e parave, dhjetëra mijëra funte, është shpenzuar nga kjo organizatë për dhoma luksoze hotelesh, trajtime spa, cigare dhe siguri personale për Naomi Campbell, ndërsa qindra mijëra i janë paguar në mënyrë të paligjshme një prej të besuarve të Campbell.
Kolegu dhe administruesi i besuar i Campbell, Bianchi Helmich, për të cilin hetimi zbuloi se kishte marrë 290 mijë funte në konsulencë të paautorizuar dhe pagesa shpenzimesh nga bamirësia gjatë dy viteve të fundit, është hequr si administrues i besuar i bamirësisë për nëntë vjet.
Një tjetër e besuar, Veronica Cho, u ndalua nga pjesëmarrja në bamirësi për katër vjet.
“Të besuarit u kërkohet ligjërisht të marrin vendime që janë në interesin më të mirë të bamirësisë së tyre dhe të respektojnë detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore. Hetimi ynë zbuloi se të besuarit e kësaj bamirësie nuk e bënë këtë”, tha ndihmësdrejtori i Komisionit të Bamirësisë, Tim Hopkins. /Telegrafi/