Telegrafi

Naomi Campbell pozon nudo dhe e mbuluar me thumba argjendi për fushatën e “Alexander Wang”

Modelja e njohur, Naomi Campbell ka mahnitur në një fushatë të re për koleksionin të “Alexander Wang 2024”.

Legjenda 53-vjeçare e pasarelave pozoi nudo për një pozë, me të gjithë trupin e saj të mbuluar nga maja deri te këmbët me thumba argjendi shkëlqyese.

Ajo shkoi ‘topless’ në një tjetër, duke veshur një palë xhinse “Alexander Wang” dhe duke mbajtur një nga çantat prej lëkure të etiketës mbi njërin supe.

Foto: Instagram

Sipas një njoftimi për shtyp nga marka, fushata “eksploron dhe sfidon idenë e ‘transformimit’ përmes grave të forta, të fuqishme dhe alfa, të cilat Naomi mishëron”.

Foto: Instagram

Ka qenë një vit i ngarkuar për Campbellin, e cila jo vetëm që mirëpriti fëmijën e saj të dytë, por gjithashtu u ribashkua me kolegët e saj supermodele Linda Evangelista, Cindy Crawford dhe Christy Turlington.

Foto: Instagram

Katërshja e modeleve kohët e fundit kryesoi numrin e shtatorit të “Vogue”, zbukuroi kopertinën e tetorit të “Vanity Fair Italia” dhe publikuan dokumentarin e tyre të Apple TV+ , të titulluar “The Supers”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Naomi Campbell

Dhe në shtator, bukuroshja britanike lansoi koleksionin e saj për “PrettyLittleThing” me një shfaqje epike në pistë gjatë Javës së Modës në New York. /Telegrafi/