Telegrafi

Naomi Campbell në krahët e multimilionerit egjiptian

Supermodelja Naomi Campbell mesa duket e ka gjetur më në fund dashurinë e jetës së saj.

Modelja 47-vjeçar thuhet se po takohet fshehurazi me multimilioneri egjiptian Louis C. Camilleri.

Burime për The Sun ka treguar se Naomi ka shijuar disa darka romantike me 61-vjeçarin, i cili ka qenë kreun e Philip Morris International dhe ka një pasuri me vlerë 150 milionë funte, transmeton Telegrafi.

Por modelja heziton të jap ndonjë detaj në lidhje me romancën me babanë e tre fëmijëve.

Raportohet se çifti ka rënë në dashuri në Formula One ku frekuentonin të njëjtat gara dhe më pas filluan të takoheshin bashkë. /Telegrafi/