Telegrafi

Naomi Campbell flet rreth pandemisë ndërsa është në vetë-izolim: Ne duhet të bëjmë çmos për të shpëtuar jetë dhe për të mos humbur më njerëz

Ylli anglez, Naomi Campbell, në një intervistë të fundit me Access Hollywood, ka folur për përhapjen e vazhdueshme të COVID-19 dhe periudhën e izolimit.

“Mënyra se si e jetoj jetën time dhe kam vënë një maskë dhe bëj atë që kam bërë për më shumë se 17 vjet është vetëm ajo që kam bërë”, ka thënë Campbell.

“Zakoni është shumë i ndikuar nga puna në Japoni dhe kjo është ajo që unë kam marrë nga ta. Unë do të them se maskat dhe higjiena, kjo ishte vetëm diçka që unë sapo hodha atje, por fillimi i vendosjes së maskës erdhi nga Tokio”.

Sa i përket mendjes së saj derisa është brenda, modelja 49-vjeçare po mundohet të qëndrojë sa më pozitive.

“Çfarë mund të them, ne nuk mund të jetojmë me keqardhje për ne duhet ta kishim bërë këtë, duhet ta kishim bërë atë”, vazhdon më tej modelja. “Ne jemi aty ku jemi tani. Ne duhet të bëjmë çmos për të shpëtuar jetë dhe për të mos humbur më njerëz”.

Campbell shpreson se dikush do të zbulojë diçka që mund të ‘na shërojë dhe të na mbrojë’ nga coronavirusi, duke përmendur se ndërkohë, ajo është duke shijuar ‘pastrimin e shtëpisë së saj’.

Naomi Campbell (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images)

Naomi gjithashtu thotë se kjo kohë pandemie globale është më shumë për të reflektuar.

“Nuk është vetëm se ne jemi të izoluar, por ne duhet të përdorim këtë kohë për të kërkuar shpirtin dhe për të reflektuar, dhe ne nuk mund të dalim nga kjo në të njëjtën mënyrë”.

Campbell ndër tjerash vlerësoi punonjësit e kujdesit shëndetësor që janë duke luftuar me virusin, si dhe ata që po kontribuojnë për ta mbajtur shoqërinë në jetë. /Telegrafi/