Naomi Campbell dhe Eva Herzigova të dyja dukeshin sensacionale, teksa ecnin në “Dolce & Gabbana” gjatë Javës së Modës në Milano në Itali të shtunën.
Supermodelja Naomi, 53 vjeçe, shfaqi mesin e saj, teksa po ecte në pistë me një bluzë dantelle të zezë transparente për shfaqjen e veshjeve të grave, vjeshtë/dimër 2024-2025.
Ajo me vetëbesim fuste duart në ijë dhe veshi një fustan të zi gjysmë të tejdukshëm me të çarë përpara dhe një fjongo të madhe përpara në bel, shkruan DailyMail.
Fashionistja Naomi kishte veshur një kapele të zezë të anuar në kokë me një vello rrjetë, dhe kishte doreza të zeza dhe një palë taka në të njëjtën ngjyrë.
Eva tërhoqi vëmendjen me një fustan të zi gjysmë të tejdukshëm me një dekolte të thellë dhe xhaketë saten.
Gjithashtu u vu re në eventin e mbushur me yje, Eva Mendez, e cila doli me një pallto të mrekullueshme leopardi dhe një fustan të zi të mëndafshtë. /Telegrafi/