Telegrafi

Naomi Campbell dhe i dashuri i ri pozojnë “topless”: Edhe përmes këtyre fotografive zyrtarizojnë lidhjen e tyre

Naomi Campbell dhe Skepta kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave për një kohë të gjatë, të cilat u munduan në çdo mënyrë të zbulonin nëse kishte diçka tjetër përveç miqësisë mes tyre.

Edhe pse deri më tani ka heshtur çifti, kopertina e fundit e revistës “GQ” ka zbuluar natyrën e marrëdhënieve të tyre.

Supermodelja dhe reperi kanë pozuar për ballinën e revistës së muajit “GQ”, e cila në fund konfirmoi romancën e tyre.

Një fotografi e butë e Naomit që paraqiste ka kënaqur fansat e bukuroshes anembanë botës që kishin vetëm komplimente për paraqitjen e 47-vjeçares.

“Pantera e zezë”, ashtu siç është quajtur shpesh, dhe i dashuri 12 vjet më i ri, janë fotografuar në një përqafim dhe pothuajse është e pamundur të mos vërehet afërsia mes tyre.

Gjersa këngëtari përpiqet ta puthë, Naomi buzëqesh dhe zbuloi se është e lumtur për dashurinë e re ndërsa në intervistën për revistën, konfirmojnë lidhjen e tyre.

Ndryshe, Naomi ka kohë që është larguar prej pasarelave botërore, ndërsa reperi pritet që shumë shpejt të sjell ndonjë këngë të re. /Telegrafi/