Telegrafi

Naomi Campbell bëhet nënë për herë të parë në moshën 50 vjeçare

(Foto: Instagram/naomi)

Supermodelja Naomi Campbell ka njoftuar se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

50-vjeçarja e ka shpërndarë një fotografi të saj me foshnjën në duar në Instagram, ku numëron mbi 10 milionë ndjekës.

Ky është fëmija i parë i bukuroshes, e cila më 22 maj do të mbushë 51 vjet.

“Një bekim i vogël i bukur më ka zgjedhur mua për të qenë nëna e saj. E privilegjuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time”.

“Nuk ka fjalë për ta përshkruar lidhjen e përjetshme që tash e ndaj me ty, engjëlli im”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.

Campbell nuk ka dhënë detaje të tjera sa i përket emrit ose kur ka lindur vajza e saj. Naomi ka folur vite më parë se dëshiron të bëhet nënë, megjithatë ka pritur deri më tani për këtë bekim. /Telegrafi/