Site icon Telegrafi

Nantes pyet për Lenjanin

Mesfushori shqiptar që bëri ‘bum’ me kombëtaren shqiptare në këto eliminatore me depërtimet, asistime dhe gola, Emir Lenjani, vazhdon të kërkohet nga klubet e tjera.

Lenjani që është aktualisht futbollist i Rennes është duke u kërkuar nga Nantes, transmeton Telegrafi.

Edhe pse Nantes dhe disa skuadra tjera nga kampionate të ndryshme evropiane kanë shprehur interesim, mbetët të shihet nëse Rennes do ta lë të lirë Lenjanin që e vlerëson 3 milionë euro.

Kontrata e Lenjanit me Rennes është valide deri në qershor të vitit 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version