Site icon Telegrafi

Nantes konfirmon të ardhmen e Canës

Skuadra franceze Nantes ka konfirmuar të ardhmen e ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare Lorik Cana.

Cana së fundmi ishte pjesë e skuadrës verdh e gjelbër nga Ligue 1 por nuk ka vazhduar kontratën me ta.

Ka qenë vetë klubi francez që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të klubit ka treguar se Cana nuk do të jetë më pjesë e tyre.

Lexo po ashtu Ky mund të jetë klubi i ri i Etrit Berisha

“Lorik Cana është larguar nga Nantes. Faleminderit për gjithçka dhe paç fat”, thuhet në shkrimin e skuadrës franceze.

Cana i ka dhënë fund edhe karrierës me Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa ai pritet të gjejë një skuadër të re brenda dy javëve të ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version