Site icon Telegrafi

Nanoshiritat vertikal

Fijet vertikale të grafitit mund të përdoren në çipat konvencional elektronik ose madje si material i gjeneratës së re në spintronikë.
Sipas përllogaritjeve të fizikanit teorik Boris Yakobson nga Universiteti Rice, profesorit Feng Ding nga universiteti i Hong Kongut, ky zbulim do të mund të mundësonte implementimin e rreth 100 trilion (trilioni – një mijë miliard) FET-ve (Field Effect Transistor) në çipin me sipërfaqe të një centimetri katror.

Mjaftë interesant është se Yakobson në një të kaluar e largët pati folur rreth problemeve me përshkallëzimin e dendësisë edhe me vet Gordon Moore-in, njërin nga bashkëthemeluesit e Intelit. Sipas fjalëve të Yakobsonit, Moore për waferët e silicit kishte dëshirë të diskutonte pothuajse ato ishin zona të ndërtimit. Duke e përcjellë këtë metaforë të atij Yakobson thotë se kalimi nga teknologjia ekzistuese e prodhimit të çipave në teknologjinë e re me nanoshiritat e grafenit do ishte si kalimi nga ndërtimi i shtëpive të gjëra të banimit në Texas në ndërtimin e rrokaqiejve të lartë në Hong Kong.

Shiritat e grafitit të cilët përndryshe kanë trashësinë sa një atom i karbonit, do të mund të qëndrojnë shumë afër njëri tjetrit. Nën kushtin që shiritat individual të ruajnë vetitë elektrike që kanë, largësia në mes tyre do të mund të ishte vetëm 0.7 nanometra. Në hulumtimin e publikuar në revistën Journal of America Chemical Society, Yakobson dhe Ding kanë cekur rezultatet e përdorimit të nanoshiritave të grafitit në dy struktura të ndryshme. Shiritat me strukturën e ashtuquajtur zigzage kanë veti magnetike, kështu që elektronet në anët e ndryshme kanë spin të ndryshëm gjë e cila mund të kontrollohet përmes rrjedhjes së rrymës. Lloji i dytë i nanoshiritave ka strukturën e ashtuquajtur armchair e cila mund të imitoj elementet gjysmëpërçues që e bën atë kandidat për ndërtimin e çipave klasik. Në të dyja rastet në vetit elektronike të mureve të ndërtuar nga nanoshiritet mund të ndikohet me modifikimin e lartësisë së tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version