Site icon Telegrafi

Nano prej nëntë ditësh në spital, mjekët i bënë ndërhyrje kirurgjikale për t’i lehtësuar frymëmarrjen

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, vazhdon trajtimin në spital në ditën e nëntë të shtrimit si pasojë e problemeve me frymëmarrjen.

Ish-lideri socialist, vazhdon të jetë i intubuar pasi atij i është rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike që ngushton dhe dëmton rrugët ajrore të mushkërive.

Burime nga spitali për Report Tv bëjnë me dije se mjekët i kanë bërë një ndërhyrje kirurgjikale në trake duke i vendosur një tub plastik, që po e ndihmon në furnizimin me oksigjen.

Lexo po ashtu Prej ditësh në gjendje të rëndë, zbulohet sëmundja nga e cila vuan ish-kryeministri Fatos Nano

Të enjten e 24 gushtit 2023, Nano u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Ish kryeministri ka pasur probleme me shëndetin edhe dy vjet më parë.

Teksa lideri historik i PS-së po kalon ditë të vështira në spital, ai u nderua nga Kryeministri Edi Rama me medaljen e mirënjohjes publike. Në reagimin e tij në rrjete sociale për shëndetin e Nanos, kryeministri Rama shkroi se lutjet dhe mirënjohja e tij por dhe e të gjithë socialistëve shkojnë për të për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme. /Telegrafi/

Exit mobile version