Telegrafi

Nano, Berisha, Rama dhe Basha: Politikanët që humbën zgjedhjet pasi refuzuan Fevziun!?

Lulzim Basha dhe rezultati i tij në zgjedhje kanë vërtetuar edhe këtë herë një “rregull” që ndodh prej afro 16 vitesh në “Opinion”. Mungesa e tij në studion e së enjtes, për arsye të agjendës mediatike të përcaktuar nga ai, e ka bërë atë politikanin e pestë që humb zgjedhjet pasi mungon në mbylljen e fushatës në “Opinion”.

Në zgjedhjet e 2001 ishte Fatos Nano që nuk u paraqit në studio e “Opinion” në garën postzgjedhore për kryeministrin e PS-s[. Ai humbi përballë Ilir Metës që ishte intervistuar i fundit.

Në zgjedhjet e Përgjithshme më 2005, ishte sërish Fatos Nano që refuzoi të vinte në emision, duke humbur përballë Berishës që kishte kryer detyrimin e tij ndaj shikuesve. Nano i humbi zgjedhjet dhe dha dorëheqjen.

Në zgjedhjet e Përgjithshme të 2009 ishte Edi Rama, kreu i PS-së që refuzoi pjesëmarrjen dhe i humbi zgjedhjet sërish, kundrejt Berishës që mori 70 mandate.

Në zgjedhjet e 2013 ishte Sali Berisha që refuzoi studion dhe humbi përballë Ramës dhe Metës që kishin qenë të dy në studio njëri pas tjetrit. Edhe Berisha dha dorëheqjen nga drejtimi i PD.

Në 2017 ishte Lulzim Basha që nuk u shfaq në “Opinion”, duke ja lënë të gjithë kohën televizive Ramës. Edhe Basha i humbi zgjedhjet me një rezultat të thellë.