Telegrafi

Nani i sjell barazimin Portugalisë (Video)

Luis Nani ka barazuar rezultatin kundër Hungarisë pasi mori një pasim të saktë prej Cristiano Ronaldos.

Mesfushori portugez me një goditje të fuqishme dy minuta para përfundimit të pjesës së parë mposhti portierin, Gabor Kiraly.

Ky takim është i vlefshëm për grupin F, dhe nëse Hungaria triumfon, atëherë do të shtohen gjasat për kalimin e grupeve të Shqipërisë. /Telegrafi/