Luis Nani do të humbasë ndeshjen e parë të Valencias në La Liga këtë sezon, pasi ai mban një ndalim nga finalja turke.
Sipas asaj që ka vërejtur Super Deporte, anësori portugez u ndëshkua pas kohës së plotë të fitores 1:0 të Galatasarayit ndaj Fenerbahces.
Për këtë arsye Nani nuk do të mund të luaj në debutimin e tij në La Liga më skuadrën e Valencias.
Nani do të humbasë lojën e Valencias kundër Las Palmasit në Mestalla, duke shtyrë debutimin e tij në Ligën deri më 27 gusht në Eibar, dhe ndeshjen në shtëpi më 11 shtator, kur skuadra e tij pret Real Betisin pas pushimit ndërkombëtar.
Ish-anësori i Manchester United ishte dërguar jashtë pas përballjes me gjyqtarin Mete Kalkavan në kohë të plotë, të pakënaqur me punën e drejtuesit të ndeshjes dhe u ndëshkua për ankesat e tij, pastaj iu dha kartoni i kuq, kur ai vazhdoi të protestoj. /Telegrafi/