Telegrafi

Nani merr një dhuratë speciale prej Ronaldos (Foto)

Anësori i Valencia ka postuar në rrjetet sociale një fotografi duke falënderuar shokun e kombëtares portugeze për dhuratën pas Euro 2016.

Cristiano Ronaldo ia ka dhuruar “Këpucën e Argjendtë” mesfushorit Luis Nanit, të cilën CR7 e kishte fituar në evropianin e futbollit, Euro 2016.

Ronaldo ka humbur luftën me sulmuesin francez, Antonie Grizmann, i cili fitoi “Këpucën e Artë” në saje të gjashtë golave të shënuar në evropian, përkatësisht portugezi kishte tre gola.

Megjithatë, Ronaldo ka nevojë për hapësirë shtesë në raftin e trofeve së shpejti, pasi 31-vjeçari tani është favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë 2016. /Telegrafi/