Telegrafi

Nani: E merituam fitoren

Anësori i Portugalisë, Luis Nani, ka thënë se është i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij kundër Kroacisë.

Portugalia mbrëmë mundi Kroacinë, me rezultat 1-0, duke u kualifikuar në çerekfinalen e Evropianit “Francë 2016”.

Nani thotë se ishte një natë fantastike. Ai theksoi se Portugalia ka bërë lojë të mirë, dhe sipas tij, skuadra e tij e ka merituar fitoren.

“Ishte një mbrëmje fantastike. Ne vuajtëm, por në fund fituam. Ne luajtëm si ekip, ne ishim në gjendje për të shënuara dhe e merituam fitoren”, ka thënë Nani.

I pyetur për sfidën e radhës kundër Polonisë, Nani tha: “Ne duhet të punomë shumë dhe të shkojmë të sigurt”. /KosovaPress/