Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, ka mbërritur në Taipei të martën.
Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga Associated Press, përcjell Telegrafi, sipas të cilit medium, një vizitë e tillë mund të përshkallëzojë ndjeshëm tensionet midis SHBA-së dhe Kinës.
Aeroplani i saj thuhet se aterroi në aeroportin Songshan në Taipei rreth orës 22:45 me orën lokale të martën.
Ajo u prit nga ministri i jashtëm Joseph Wu dhe përfaqësuesja e SHBA-së në Tajvan, Sandra Oudkirk dhe pritet të takohet me presidentin Tsai Ing-wen të mërkurën në mëngjes.
Një vizitë e saj vjen pavarësisht paralajmërimeve nga Kina, e cila madje po të martën ka angazhuar disa aeroplanë të cilët fluturuan afër “vijës” që ndan ngushticën e Tajvanit.
BREAKING: House Speaker Nancy Pelosi lands in Taiwan on a visit that could significantly escalate tensions between the U.S. and China. https://t.co/Fb5U6fbrgB
— The Associated Press (@AP) August 2, 2022
Kina ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur që Pelosi të mos shkojë në Tajvan, të cilin ajo e pretendon si të sajën.
Nancy Pelosi po bën udhëtimin e nivelit më të lartë në 25 vjet nga një zyrtar i qeverisë amerikane në Tajvan, një ishull vetëqeverisës që Partia Komuniste e Kinës e pretendon si pjesë të territorit të saj.
Zyrtarët kinezë, përfshirë udhëheqësin Xi Jinping në një telefonatë javën e kaluar me presidentin Joe Biden, kanë paralajmëruar kundërmasa të paspecifikuara nëse një vizitë e tillë ndodhë. /Telegrafi/