Site icon Telegrafi

Namazi i Fitër Bajramit falet në vendin ku ishte xhamia e Ibrit në veri (Foto)

Qindra qytetarë kanë falur namazin e Fitër Bajramit, për herë të parë 18 vjet pas luftës, në vendin ku ka qenë xhamia e Ibrit në veri të Mitrovicës.

Ata u shprehën të lumtur që pas 18 vitesh sërish po dëgjohet ezani në këtë vend.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Burim Veliu, ka uruar që shqiptarët e veriut, por edhe të tjerët, që edhe në të ardhmen të falen në këtë vend ku ka qenë xhamia e Ibrit në veri dhe jo nëpër xhamitë e ndryshme në jug të qytetit.

Ceremonia e faljes së namazit është zhvilluar nën masa të shtuara të sigurisë dhe nuk është shënuar ndonjë incident. /kp/

Exit mobile version